
Open Letter on Improving Journalists’ Access to the Albanian Parliament
Thirty media freedom and civil society organisations – including the SafeJournalists Network, MFRR partners, RSF and leading Albanian groups – have urged the Albanian Parliament to drop proposals that would severely restrict journalists’ access. The letter warns that limiting independent filming and confining interactions with MPs would undermine transparency, accountability, and Albania’s EU commitments.
19.09.2025
To:
Mr. Niko Peleshi, Speaker of the Parliament of Albania
Cc:
Head of the Parliamentary Committee on Human Rights and Means of Public Information
Mr. Taulant Balla, Head of the Parliamentary Group of the Socialist Party
Mr. Gazment Bardhi, Head of the Parliamentary Group of the Democratic Party
Mr. Tedi Blushi, Head of the Parliamentary Group of the Freedom Party
Subject: Concerns over proposals to restrict journalists’ access to Parliament
Dear Mr. Peleshi,
We, the SafeJournalists Network, the partners of the Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporters Without Borders (RSF), and media freedom organisations in Albania, express our deep concern regarding recent proposals by the parliamentary majority to significantly restrict journalists’ access to the Parliament of Albania. These proposals, as reported by journalists, foresee abolishing independent filming in the plenary chamber and replacing it entirely with a single official feed, as well as confining all interactions between MPs and the media to a single designated “doorstep” space. If implemented, this would effectively eliminate direct and spontaneous contact between journalists and elected representatives and make accountability voluntary.
Such restrictions would deprive the public of one of the few remaining avenues for holding MPs and ministers accountable. While the protection of MPs’ private communications is a legitimate concern, it cannot serve as a pretext for removing independent cameras from the plenary chamber or for barring journalists from approaching MPs in parliamentary spaces. We have previously raised concerns about the media accreditation rules introduced by the Parliament in 2021, which already curtailed journalists’ freedom of movement inside Parliament and increased reliance on official feeds. Since then we have documented repeated cases of obstruction and a broader pattern of limited access.
In Albania, the broader media environment makes these proposed restrictions even more concerning. Government representatives and majority MPs rarely hold press conferences or appear on independent debate shows, relying instead on curated communication through social media or pre-prepared audiovisual materials produced and distributed by the Media and Information Agency. Delays, refusals, and centralisation already hinder access to public information. Parliament has therefore been the last institutional space where journalists could directly and spontaneously question political representatives. To remove this space would amount to a serious setback for media freedom and democratic accountability.
We therefore urge you, Mr. Speaker, to take the following steps:
- Convene an open dialogue with journalists, media freedom organisations, and stakeholders to revise the parliamentary accreditation system so that it balances privacy with transparency and ensures meaningful access.
- Align accreditation with existing commitments, including the Parliament’s Strategic Plan 2025–2030 pledges on transparency, accountability, and constructive relations with the media.
- Ensure clear protocols for the Guard of the Republic to prevent arbitrary obstruction of journalists, as observed in 2024, particularly during moments of political tension.
- Preserve multiple points of access. A doorstep can complement, but must not replace, corridors, lobbies, and courtyard interactions that enable spontaneous questioning.
- Guarantee institutional openness by maintaining independent filming in addition to official feeds, publishing schedules and all relevant parliamentary information in a timely and accessible manner, strengthening the Parliament’s press service, and committing to future consultation with journalists and media freedom organisations before any further changes are made.
- Strengthen transparency in public communication by instituting regular, journalist-driven media conferences with Parliament, MPs, and ministers, held several times per month.
- Introduce an independent appeals mechanism so that accreditation or access decisions can be challenged quickly and fairly, ensuring equal treatment of all accredited outlets, including smaller, regional, and online media and new formats of journalistic profession.
- Reaffirm Albania’s EU commitments. Parliamentary openness and media freedom are core elements of Cluster 1 in the EU accession negotiations. Upholding these standards will demonstrate Parliament’s commitment to transparency and accountability, while restrictive measures would undermine democratic credibility at home and abroad.
We reiterate our commitment to supporting Albanian institutions in improving media freedom and freedom of expression, emphasizing that robust protections for journalism and free speech are fundamental to Albania’s democratic development and EU integration path.
This statement was coordinated by the Media Freedom Rapid Response (MFRR), a Europe-wide mechanism which tracks, monitors and responds to violations of press and media freedom in EU Member States and Candidate Countries.

Letër e Hapur mbi Përmirësimin e Qasjes së Gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë
Drejtuar:
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Për dijeni:
Kryetari i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Tedi Blushi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë
Lënda: Shqetësime mbi propozimet për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Kuvend
I nderuar z. Peleshi,
Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve, parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare.
Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit. Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit.
Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim. Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike.
Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa:
- Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës.
- Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit 2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën, llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median.
- Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik.
- Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane.
- Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër.
- Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj.
- Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë.
- Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike brenda dhe jashtë vendit.
Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Kjo deklaratë u koordinua nga Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), një mekanizëm mbarëevropian që gjurmon, monitoron dhe reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit dhe medias në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.
