
Kosovo: Steadfast support for Flutura Kusari as she seeks…
Kosovo: Steadfast support for Flutura Kusari as she seeks justice against Mentor Llugaliu’s harassment
The undersigned Media Freedom Rapid Response partners and Council of Europe Safety of Journalists Platform members express support for their colleague Flutura Kusari, Senior Legal Advisor at the European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), ahead of her forthcoming legal action against Mentor Llugaliu. We call on the Basic Prosecution of Prishtina in Kosovo to conduct a swift, impartial, and thorough investigation into the case.
20.06.2025
On March 21, 2025, Kusari filed a criminal report against Mentor Llugaliu, an online activist and supporter of Kosovo’s ruling party, the Vetevendosje Movement, accusing him of harassment and intimidation directed at her and her family.
The harassment spanned three years, from December 2021 to February 2025, during which Llugaliu published at least 101 Facebook posts that attracted widespread public attention, accumulating over 42,000 likes, 700 shares, and 2,200 comments. Llugaliu’s social media activity, marked by derogatory language, have caused significant distress to Kusari and her family.
The harassment began in 2021 after Kusari monitored, on behalf of the ECPMF, the election of board members for Kosovo’s public broadcaster (RTK) by Kosovo Assembly, advocating for the selection of politically independent members. Llugaliu, a supporter of the ruling party, had applied for a position but was unsuccessful. While Kusari never specifically mentioned Llugaliu in her remarks, his posts suggest that he blames her for his failure. Many of his posts were derogatory and inflammatory, targeting Kusari, accusing her of influencing political decisions.
The Kosovo Law Institute has assisted Kusari in drafting the criminal complaint. Drawing from the past rulings in similar cases, they believe this represents one of the most severe instances of online harassment against female activists in Kosovo.
According to Ms. Kusari, the three-year-long and obsessive online harassment and stalking by the political activist and defendant Llugaliu has been carried out as an act of revenge for her activism in monitoring RTK. His aim is to dehumanize her and drive her and other active women out of public life.
In his posts, Llugaliu refers to Kusari using the derogatory term “Mickoja”, meaning “Mosquito”, seemingly to evade account suspensions by Facebook. The abuse escalated as he began targeting members of Kusari’s family, including her husband and mother, with the most disturbing comment being of sexual nature.
According to Ms. Kusari, the three-year-long and obsessive online harassment and stalking by Llugaliu has been carried out as an act of revenge for her activism in monitoring Kosovo Public Broadcaster. His goal is to dehumanize her and to push her and other active women out of public life. She has requested the Basic Prosecution Office in Pristina to criminally prosecute Llugaliu for harassment, as provided in Article 182 of the Kosovo Criminal Code.
Our organisations stand in solidarity with Flutura Kusari and urge the Chief Prosecutor of the Prishtina Prosecution, Zejnullah Gashi and the responsible prosecutor, to ensure this case is investigated swiftly and impartially. As a crucial case for combating online harassment of free expression advocates, especially women activists, the undersigned MFRR partners and Council of Europe Platform members will closely monitor the proceedings. We hope the case will proceed to court promptly and lead to an outcome which will mark an important step in the fight against online abuse targeting women.
This statement was coordinated by the Media Freedom Rapid Response (MFRR), a Europe-wide mechanism which tracks, monitors and responds to violations of press and media freedom in EU Member States and Candidate Countries.

Kosovë: Mbështetje e palëkundur për Flutura Kusarin ndërsa ajo po kërkon drejtësi për ngacmimin nga Mentor Llugaliu
Ne, organizatat e poshtënënshkruara, pjesë e Media Freedom Rapid Response dhe të Platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve, shprehim mbështetjen tonë të plotë për kolegen tonë Flutura Kusari, këshilltaren e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), në prag të fillimit të procedurave penale kundër të pandehurit Mentor Llugaliu.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të ndërmarrë dhe garantojë hetim të shpejtë, të paanshëm dhe të plotë të këtij rasti.
Më 21 mars 2025, znj. Kusari ka ushtruar pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë kallëzim penal kundër të pandehurit Mentor Llugaliu, një aktivisti në rrjete sociale dhe përkrahësi të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo e akuzon atë për ngacmim dhe frikësim sistematik ndaj saj dhe familjes së saj.
Ngacmimi ka zgjatur për tre vjet, nga dhjetori 2021 deri në shkurt 2025, gjatë së cilës periudhë Llugaliu ka publikuar të paktën 101 postime në facebook, të cilat tërhoqën vëmendje të gjerë publike, duke mbledhur mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente. Aktiviteti i tij në rrjete sociale, i shoqëruar me gjuhë denigruese ndaj saj, ka shkaktuar shqetësim të thellë për znj. Kusari dhe familjen e saj.
Në postimet e tij, Llugaliu i referohet Kusarit me termin përçmues “Mickoja” në mënyrë që t’i ikë bllokimit të llogarisë së tij nga ana e facebook-ut.
Ngacmimi është përshkallëzuar më tej kur ai filloi të shënjestrojë anëtarët e familjes së saj, përfshirë bashkëshortin dhe nënën e saj, me një koment veçanërisht shqetësues me përmbajtje të natyrës seksuale.
Ngacmimi ka filluar në vitin 2021, pasi znj. Kusari, në emër të ECPMF-së, kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) nga Kuvendi i Kosovës, duke mbështetur dhe avokuar për përzgjedhjen e anëtarëve të pavarur politikisht.
Llugaliu, një përkrahës i partisë në pushtet, kishte aplikuar për një vend në bord, por nuk ishte përzgjedhur. Edhe pse znj. Kusari nuk e ka përmendur ndonjëherë të pandehurin Llugaliu me emër, në bazë të postimeve të tij, ai e fajëson atë për dështimin e tij që të bëhet anëtar i bordit.
Shumë nga postimet e tij janë poshtëruese dhe nxitëse, duke e targetuar vazhdimisht znj. Kusari dhe duke e akuzuar për ndikim në vendime politike.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e ka ndihmuar znj. Kusari për përgatitjen e kallëzimit penal kundër të pandehurit Llugaliu. Sipas IKD-së, bazuar në vendime të tjera që kanë të bëjnë me veprën penale të ngacmimit, ky është një nga rastet më të rënda dhe më të mëdha të ngacmimit online ndaj një aktivisteje grua në Kosovë.
Sipas znj. Kusari, ngacmimi dhe përndjekja trevjeçare online dhe në mënyrë obsesive nga aktivisti politik dhe i pandehuri Llugaliu është bërë në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin e saj në monitorimin e RTK-së. Ai synon dehumanizimin dhe largimin e saj dhe të grave tjera aktive nga jeta publike.
Ajo ka kërkuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të ndjekë penalisht të pandehurin Llugaliu për veprën e ngacmimit, siç parashikohet në nenin 182 të Kodit Penal të Kosovës.
Ne shprehim solidaritet me Flutura Kusarin dhe i bëjmë thirrje kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Zejnullah Gashi, si dhe prokurorit përgjegjës, që të garantojnë një hetim të shpejtë dhe të paanshëm të këtij rasti.
Si një rast thelbësor në luftën kundër ngacmimit online ndaj mbrojtësve të fjalës së lirë, sidomos atyre gra, ne organizatat ndërkombëtare që e kemi nënshkruar këtë letër do të monitorojmë nga afër këtë rast.
Shpresojmë që kallëzimi penal do të çojë në një rezultat që do të shënojë një hap të rëndësishëm në luftën kundër abuzimit online të grave.
This statement was coordinated by the Media Freedom Rapid Response (MFRR), a Europe-wide mechanism which tracks, monitors and responds to violations of press and media freedom in EU Member States and Candidate Countries.
